Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaS’ka kuorum në Kuvend, Konjufca kritikon deputetët: Paguheni nga populli

S’ka kuorum në Kuvend, Konjufca kritikon deputetët: Paguheni nga populli

Për herë të dytë brenda javës deputetët janë ftuar në seancë plenare. Sot pritet të shqyrtohen 33 pika të rendit të ditës, ndër to edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

 

Ndonëse në këtë seancë të pranishëm ishin vetëm 59 deputetë, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se nuk ka kuorum për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare dhe kërkoi që këto votime të shtyhen për një seancë tjetër.

Derisa ka thënë se deputetët paguhen nga populli për të qenë në seancë.

“59 deputetë në seancë. Deputetët paguhen prej popullit. Po fillojmë me pika të tjera të seancës, meqenëse nuk janë 80 deputetë në sallë për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare”, theksoi Konjufca.

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi ka paraqitur dhe arsyetuar Projektligjin për ratifikimin e “Amendamentit nr. 1 të Marrëveshjes financiare për IPA 2018, i cili tha se qëllimi i këtij amandamentimi është që të mundësohet ri-alokimi i një shume prej 1.5 milionë euro në kuadër të projektit për ndërrimin e filtrave të termocentralit Kosova B.

“Ky rialokim bëhet nga veprimi i shtatë, përkrahja për bizneset fillestare, ku nga Zyra e BE-së është konstatuar se buxheti i parashikuar gjatë fazës përgatitore ka qenë më i lartë se sa kapacitetet absorbues në vend. Prandaj, këto fonde do t’i rialokojmë në veprimin pesë për të mbështetur projektin e ndërrimit të filtrave të TC Kosova B”, theksoi Bislimi.

Në këtë seancë pritet edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës, e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Bankës Evropiane për Investime për financimin e Projektit “Reagimi i Kosovës ndaj pandemisë COVID-19 për NVM-të.

Po ashtu në këtë seancë vazhduese në rend dite për shqyrtimi të parë, është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.

Në këtë seancë pritet edhe përzgjedhja e kandidatëve për anëtarë jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës(BQK), si dhe zgjedhja e anëtarëve të Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments