Saturday, November 23, 2024
HomeSportS’ka fitore për Bayernin në ndeshjen e parë të Bundesligës

S’ka fitore për Bayernin në ndeshjen e parë të Bundesligës

Bayern Munchen e ka barazuar ndeshjen e parë në Bundesligë kundër Borussia Monchengladbach. Të dyja golat u shënuan në pjesën e parë. Të parët shënuan Monchegladbach me anë të Plea (10) kurse barazoi Lewandowski (42) për Bayernin

Kampioni i Bundesligës, Bayern Munchen e ka nisur me barazim sezonin e ri në ndeshjen kundër Borussia Monchengladbach.

Ndeshja filloi më mirë për Monchengladbach, të cilët kanë arritur që ta sigurojnë një vend në Europa Ligë për sezonin e ri dhe ishin në garë për Ligën e Kampionëve deri në fund të kampionatit.

Plea do të shënonte për Monchengladbach që në minutën e 10 të ndeshjes për epërsinë e parë të vendasve.

Ata do ta ruanin këtë epërsi deri në minutën e 42-të të pjesës së parë kur Lewandowski do ta barazonte rezultatin.

Në pjesën e dytë përsëri minutat e para ishin më të mira për Monchegladbach.

Ata disa herë ishin afër golit të tyre të epërsisë, madje kishte edhe një ndërhyrje nga Upamecano i Bayernit në minutën e 83-të ku u mendua që shkaktoi penallti por që VAR nuk mendoi kështu.

Kjo është ndeshja e parë në Bundesligë ku kampioni Bayern ka barazuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments