Miroslav Lajçak, emisar i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, ka vizituar këtë javë Shtetet E Bashkuara të Amerikës.
E atje ai ka takuar shumë zyrtarë amerikanë, thotë se ka biseduar me ta për situatën në Kosovë.
Në Kosovë gjatë javëve të fundit ka pasur tension në pjesën veriore, Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja kanë kërkuar depërshkallëzim të situatës.
Në linjë të kësaj, Lajçak e ka vizituar SHBA-në për të cilën të dielën ka treguar se kë e takoi e çka foli.
”E nisa këtë javë me një vizitë në Uashington DC, ku u angazhova në diskutime produktive me kolegë dhe zyrtarë mbi situatën në Ballkanin Perëndimor dhe përpjekjet tona të përbashkëta BE-SHBA. Ishte shumë e rëndësishme të isha në SHBA dhe të krahasoja shënimet me bashkëbiseduesit e mi gjatë kësaj kohë të ndjeshme”, ka shkruar fillimisht Lajçak për të treguar më pas për takimet që kishte atje.
”U takova me nënsekretaren e shtetit Victoria Nuland dhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit Derek Chollet. Kemi ndarë një vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës. Ne theksuam rëndësinë e de-përshkallëzimit të menjëhershëm dhe kthimit në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”.
“U takova gjithashtu me kolegun dhe mikun tim të nderuar amerikan, Zëvendës Ndihmës Sekretarin Gabriel Escobar për të shkëmbyer shënime mbi situatën në rajon. Vlerësohet shumë bashkëpunimi ynë i ngushtë dhe mbështetja e fortë nga SHBA”.
“Për më tepër, pata diskutime domethënëse me disa zyrtarë amerikanë, duke përfshirë Zëvendës Këshilltarin Kryesor të Sigurisë Kombëtare Jon Finer, Drejtoren e Lartë për Evropën Amanda Sloat, Senatorët Chris Van Hollen dhe Chris Murphy dhe Ndihmës Sekretarin e Mbrojtjes për Çështjet e Sigurisë Ndërkombëtare Celeste Wallander. Unë isha me fat që u takova edhe me Nënsekretaren e Përgjithshme të OKB-së Rosemary DiCarlo gjatë vizitës së saj të shkurtër në DC. Këto diskutime u rrotulluan rreth situatës së sigurisë, hapave të nevojshëm për de-përshkallëzimin dhe rrugës përpara si në Dialog ashtu edhe në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi”, ka thënë Lajça.
Pas vizitës në SHBA, sot se u kthye në Bruksel për të ndihmar shefin e tij, Josep Borrellin për menaxhimin e takimeve me kryeministrin, Albin Kurti dhe presidentin, Albin Kurti.
“Nga SHBA, u ktheva menjëherë në Bruksel për të ndihmuar Përfaqësuesin e Lartë Borrell në mbledhjen e takimeve të menaxhimit të krizës me Presidentin Aleksandër Vuçiq dhe Kryeministrin Albin Kurti. Synimi ynë ishte të gjejmë një rrugëdalje nga situata në veri të Kosovës, e cila vazhdon të jetë shumë e tensionuar”
“Në emër të BE-së, pritshmëritë tona të qarta i prezantuam të dyja palëve, të fokusuara në 3 elementë: 1/ depërshkallëzimi 2/ zgjedhje të reja në veri 3/ kthim në zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.Në ditët në vijim do të qëndrojmë në kontakt të ngushtë me të dyja palët, ndërsa do të ndjekim nga afër zhvillimet në terren”, ka thënë Lajçak