Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj e ka kritikuar Qeverinë “Kurti” për keqmenaxhim të pandemisë Covid-19. Ai e konsideroi brengosëse dhe shqetësuese numrin e lartë të vdekjeve që janë shënuar javëve të fundit në Kosovë.
Zemaj deklaroi se varianti Delta ka prekur qyetetarët pa dallim moshe, etnie e feje.
Më tutje, deputeti i LDK-së deklaroi se Qeveria “Kurti”, nuk ka arritur që ta menaxhojë në mënyrën e duhur pandeminë.
Ai tha se Qeveria ka dështuar edhe me menaxhimin e vaksinave dhe me shpërndarjen e tyre.
“Kemi ngritur shqetësimet tona në fillim të këtij vitit sidomos në muajt maj dhe qershor, në interesimin tonë që t’i tërheqim vërejtjen qeverisë, MSh-së, ministrit të Shëndetësisë që nuk janë koshient për ta menaxhuar situatën me pandeminë. Ajo çfarë kemi potencuar është rritja ekstreme e rasteve të infeksionit , numri i madh i vdekjeve dhe pasojat e tjera ekonomike, sociale dhe psiqike në vendin tonë. Menaxhimi i distribuimit të dobët të vaksinave, humbja e një numrit të konsiderueshëm të tyre dhe gjuajtja e tyre. Të gjitha këto kanë treguar se Qeveria ka qenë neglizhente në këtë drejtim dhe nuk e ka vendosë një ndër prioritetet e veçanta apo ekzekutive ashtu siç e ka paraqitur në strategjinë dhe në planin qeveritar nuk e kanë marrë mandatin”, ka thënë Zemaj.
Kryetari i Komisionit për Shëndetësi kërkoi nga anëtarët e tjerë të komisionit që ta ftojnë në raportim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia.
“Duhet ta ftojmë ministrin e Shëndetësisë në një raportim të shpejtë. Nuk po du me akuzu as pozitën e as fuqinë e numrave por mendoj që Komisioni për Shëndetësi ka kohë që është dashur të takohet”, ka thënë ai.