Saturday, October 19, 2024
HomeLajmeKosovaSituata e sigurisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, delegacioni i nivelit të lartë nga...

Situata e sigurisë dhe dialogu Kosovë-Serbi, delegacioni i nivelit të lartë nga SHBA-të të dielën në Kosovë

Nënsekretari i Departamentit të Mbrojtjes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Derek Chollet nga e diela do të jetë për vizitë në Kosovë.Kështu merr vesh klankosova.tv nga burimet e saj të larta, teksa kjo po konsiderohet të jetë një nga vizitat më të rëndësishme kohëve të fundit, që nga thellimi i tensioneve në veri të vendit.

Chollet, ish-këshilltar special në Departamentin e Shtetit Amerikan, është paraparë të qëndrojë në Kosovë më 30 dhe 31 korrik.

Bashkë me të, mendohet të vijë edhe një nga udhëheqësit më të lartë (numri dy) i Këshillit të Sigurisë Kombëtare (NSC), emri i të cilit ende s’është bërë i njohur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments