Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaSiria ekzekuton 24 persona për zjarret vdekjeprurëse të vitit të kaluar

Siria ekzekuton 24 persona për zjarret vdekjeprurëse të vitit të kaluar

Ministria e Drejtësisë e Sirisë tha se autoritetet e këtij vendi të enjten ekzekutuan 24 persona, pasi ishin akuzuar për zjarrvënie në natyrë vitin e kaluar, duke lënë tre të vrarë e mijëra hektarë pyje të djegura.

Ekzekutimi i njerëzve nga organet shtetërore është i zakonshëm në shtetin e rrënuar nga lufta e gjatë, por numri i të ekzekutuarve për një ditë të enjten ishte më i lartë se zakonisht.

Ministria e Drejtësisë të ekzekutuarit i quajti “kriminelë që kryen sulme terroriste që çuan në vdekje e dëmtim të infrastrukturës e pronës publike”. U njoftua se 11 të tjerë janë dënuar me burgim të përjetshëm në rastin e njëjtë gjyqësor.

Ministria tha se në fund të vitit të kaluar, autoritetet ndaluan dhjetëra njerëz që janë rrëfyer për planet për vënie të zjarreve duke filluar nga muaji gusht. Ata nisën zjarre në shtator që prekën 280 qyteza dhe fshatra e dëmtuan 370 shtëpi, thuhet në njoftim.

Vendlindja e Presidentit Bashar Al Assad, Qardaha, në provincën Latakia, ishte prekur rëndë nga zjarret, të cilat e kishin dëmtuar rëndë një ndërtesë të përdorur si magazinë për kompaninë shtetërore të duhanit, një pjesë e së cilës ishte shembur.

Vetë Assad kishte realizuar një vizitë të rrallë në atë rajon pak kohë pasi zjarri ishte vënë nën kontroll.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments