Shumë qytetarë kanë dalë ditën e sotme për të shijuar natyrën në Prevallë.
Përkundër shifrave të larta të viktimave dhe të infektuarve me Covid-19, në këtë vend turistik sot pati qytetarë të shumtë.
Në disa pamje të siguruara shihet grumbulli i njerëzve. Kjo padyshim që është papërgjegjësi e madhe ku po rrezikohet shëndeti i të gjithëve.
Ndryshe, në Kosovë janë në fuqi masat kundër Covid-19, të cilat ditëve në vazhdim edhe mund të bëhen më rigoroze.