Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeSinjalizohet edhe një tjetër shtyrje e afatit për targat, a do ta...

Sinjalizohet edhe një tjetër shtyrje e afatit për targat, a do ta bëjë Kurti

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se afati prej dy muajsh i marrë nga Qeveria Kurti për riregjistrimin e automjeteve me targa RKS është i shkurtë.

Ai tha se vendimi i Kosovës për këtë çështje është legjitim, por ai ka theksuar nevojën që afati kohor prej dy muajsh të shtyhet edhe më tej meqë në pikëpamjen e tij është jashtëzakonisht i shkurtër.

“Siç e thashë, duhet të ketë një periudhë të arsyeshme kohore për tranzicion dhe mendoj se dy muaj janë kohë e shkurtër. Po ju jap një shembull nga shteti im. Mua më duhet të ndryshoj lejen e vozitjes dhe kam pasë katër vjet kohë, por ende nuk e kam ndryshuar dhe e di se duhet ta bëj së shpejti. Nuk duhet të ketë një periudhë kaq të gjatë, por duhet të keni periudha tranzicionale administrative, në linjë me standardet europiane dhe do të thosha se dy muaj janë pak”, ka thënë ai në RTV Dukagjini.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka cilësuar legjitim vendimin e shtetit të Kosovës, sa i përket tabelave të veturave dhe kthimin e tyre nga ato ilegale në RKS.

Por, ai ka theksuar nevojën që afati kohor prej dy muajsh të shtyhet edhe më tej, sepse sipas tij, është jashtëzakonisht i shkurtër.

Ambasadori Rohde ka thënë se dhuna nuk është përgjigje e mirë ndaj kësaj çështjeje dhe se ka mekanizma të tjerë që s’janë ekstremë e që mund të përdoren. Po ashtu, ai tha se konfiskimi i veturave nuk është një veprim i duhur.

“Dhe e dyta, nëse keni shkelje administrative, përdorni mjete të arsyeshme për t’i implementuar. Nëse herën e parë nuk e tregoni një leje valide të vozitjes, e merrni një vërejtje. Herën e dytë, gjobitesh dhe kështu…Të flitet për konfiskimin e veturave nëse dikush nuk ka targat e duhura, mendoj se gjithashtu nuk është përgjigjja adekuate. Pra, njerëzit në të dyja anët duhet të qetësohen, sepse mendoj se është qesharake të përplasen për targa të veturave, përderisa kemi një luftë në Europë”, ka thënë ai.

Zbatimi i vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin me targa RKS të automjeteve që posedojnë targa të qyteteve ka nisur më 1 shtator dhe do të zgjasë 61 ditë, në bazë të një udhëzimi administrativ.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments