Monday, November 25, 2024
HomeBotaSindromi Havana raportohet edhe në një ambasadë tjetër të ShBA-së

Sindromi Havana raportohet edhe në një ambasadë tjetër të ShBA-së

Zyrtarët amerikanë janë duke hetuar raste të mundshme të sindromit Havana në Kolumbi, disa ditë para vizitës së sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, raportojnë mediet amerikane.

Stafi i ambasadës amerikane në Bogota mund të jetë lënduar nga sëmundja misterioze, e cila shkakton zëra që sjellin dhimbje në vesh, plogështi dhe marramendje.

Ky sindrom së pari është raportuar në Kubë në vitin 2016 dhe prej asaj kohe, diplomatë amerikanë në pjesë të ndryshme të botës, përfshirë Vjenën, kanë raportuar raste të këtij sindromi, shkruan BBC.

Prejardhja e sindromit është ende e panjohur, por disa po pretendojnë se një gjë e tillë mund të jetë armë e përdorur nga fuqitë armike.

Të martën, gazeta amerikane “The Wall Street Journal” e para raportoi se dërgesat elektronike të ambasadorit amerikan në Kolumbi, Philip Goldberg, kanë konfirmuar një numër të “incidenteve të pashpjegueshme shëndetësore”, term që qeveria amerikane e përdor për sindromin Havana, që nga mesi i shtatorit.

Presidenti i Kolumbisë, Ivan Duque, i tha gazetës “The New York Times” se vendi i tij është duke i hetuar këto raportime. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara po i udhëheqin hetimet.

Të premten e kaluar, raportime për raste me sindromin Havana pati edhe në ambasadën amerikane në Berlin. Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, lëshoi një deklaratë duke u zotuar se do të gjenden shkaktari dhe ata që janë përgjegjës

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments