Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, sot pret në takim Sindikatën e Policisë së Kosovës.
akimi pritet të fillojë në ora 11:00, raporton Indeksonline.
Ky takim vjen pas dy protestash të organizuara nga policë të Policisë së Kosovës, në të cilat janë shprehur kërkesat e tyre për kushte më të mira të punës.
Të premten e kaluar, Sindikata e Policisë njoftoi se Këshilli Drejtues i saj ka vendosur që të mos ketë protesta më për këtë vit.
Sindikata bëri të ditur se i është dhënë hapësira për dialog institucioneve qeverisëse.
“Ndërsa për hapat tjerë, Këshilli Drejtues vendosi që në muajin Janar të vitit të ardhshëm të mbahet një takim i KD-së dhe të shikohet se në këtë periudhë kohore, nga protestat e deri në mbledhjen e ardhshme a do të realizohet ndonjë takim në drejtim të dialogut social” bëri të ditur Sindikata.
Protesta e parë e pjesëtarëve të Policisë së Kosovës u mbajt më 1 nëntor, ndërkaq e fundit u mbajt më 9 dhjetor.