Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeSindikata e Policisë sot në takim me Sveçlën

Sindikata e Policisë sot në takim me Sveçlën

Sindikata e Policisë së Kosovës sot pritet të zhvillojë takim me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Sindikatës së Policisë, Imer Zeqiri.

“Po sot e kemi takimin e caktuar”, ka thënë Zeqiri

Ndërkaq, Policia e Kosovës dhe Sindikata e Policisë kanë protestuar para disa ditësh, ku kanë paraqitur 14 kërkesa, që kanë të bëjnë me përmirësimin e kushteve të punës.

Më poshtë janë kërkesat e paraqitura të Policisë së Kosovës:

Përmirësimi i kushteve, veshmbathje, mjete të punës, objektet policore dhe pajisjet tjera;

Rrezikshmëria për policët të jetë permanente dhe të mos varet nga një vend, dhe shtesat të jenë 25 deri 50 përqind e pagës bazë dhe të formohet komisioni i cili do të bëjë kategorizimin e shtesave;

Përfshirje e njësive të caktuar në tregun e punës;

Ligji për pensionim në moshën 55 vjeçare;

Sigurimi jetësor dhe rritja në fondin shëndetësor;

Invaliditeti, policë të cilët janë lënduar gjatë kryerjes zyrtare;

Përfshirja e stafit civil në shtesat për punë specifike;

Shujta ditore për të gjithë pjesëtaret, jo në mënyrë selektive;

Pagesa e udhëtimit të atyre që udhëtojnë larg;

Shtesat për fundvit, për ata që kanë treguar performance të mirë gjatë vitit;

Rikthimi i përvojës së punës siç ka qenë, dhe njohja e shkollimit;

Të rikthehen tri paga përcjellëse për ata që pensionohen;

Të lejohet një pagë për policët që mund të kenë një rast vdekje në familje;

Përkujdesje për mirëqenien e pjesëtarëve të policëve, për ata që kanë rënë gjatë detyrës zyrtare

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments