Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSindikata e Pavarur e RTK-së: Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga...

Sindikata e Pavarur e RTK-së: Rasti Ahmetxhekaj e Halili po hetohet nga Prokuroria Speciale

Sindikata e Pavarur e RTK, sot përmes një reagimi kanë deklaruar se Agjencia Kundër Korrupsion i ka dhënë të drejt sindikatës në rastin me drejtorin e RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj dhe zëvendësdrejtortin, Arsim Halili. Rasti tanimë është duke u hetuar nga Njësia e Veçantë e Hetimeve sipas autorizimit të Prokurorisë Speciale.

Ahmetxhekaj sipas SPRTK, në janar të këtij viti kishte dëmtuar buxhetin e RTK-së në vlerë prej 21 mijë euro duke e favorizuar Halilin.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e sindikatës, vetëm disa ditë pasi ishte emëruar në postin e ud.drejtorit gjeneral nga Bordi i RTK-së, Shkumbin Ahmetxhekaj kishte ndërhyrë në Gjykatën e Apelit dhe kishte tërhequr padinë e RTK-së ndaj Arsim Halilit.

“Me këtë ndërhyrje ai i kishte shkaktuar RTK-se dëm financiar në vlerë prej 21 mijë euro mjete të cilat do të shkonin në llogarinë e Arsim Halilit”, thuhet në reagim.

Tutje, gjithmonë sipas sindikatës përveç dëmit financiar “me ndërhyrjen në Gjykatë Ahmetxhekaj e kishte pastruar dosjen e Arsim Hallilit e cila ishte pengesë per ta emëruar atë në postin e ud. zv. drejtorit gjeneral. Menjëherë pas eliminimit të kësaj pengese ai e emëron z. Halili ud.zv. drejtor gjeneral”.

Sindikata e ka publikuar me dëshmi edhe vendimin e Antikorrupsionit.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments