Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSindikata e Doganës: Dje në veri u rrezikua jeta e oficerëve doganorë

Sindikata e Doganës: Dje në veri u rrezikua jeta e oficerëve doganorë

Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës ka reaguar ndaj situatës së krijuar dje në veri të Mitrovicës, duke thënë se është rrezikuar jeta e oficerëve doganor dhe policorë të cilët ishin duke kryer punën e tyre sipas mandatit që kanë.

“Ndaj Sindikata e Pavarur e Doganës së Kosovës dënon ashpër sulmin e fundit ndaj punëtorëve të doganës dhe policisë dhe kërkon nga institucionet gjegjëse që të krijojnë kushte që të mos rrezikohet shëndeti dhe jeta e punëtoreve dhe njëherësh apelon tek qytetaret e vendit që Doganën e Kosovës ta përkrahët në punën e tyre, si në mbledhjen e të hyrave ashtu edhe luftën kundër krimit të organizuar dhe kontrabandës”.

“SPDK shpreh keqardhje për këtë ndodhi dhe njëheri i uron shërim të shpejtë të gjithë te lënduarve në ndodhinë e djeshme”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se ditën e djeshme Policia e Kosovës ka kryer një aksion kundër kontrabandës në disa komuna, përfshirë këtu edhe Mitrovicën veriore dhe Zveçanin ku policia janë përballur me protestuesit serbë të cilët nuk kanë kursyer mjetet kundër zyrtarëve policor dhe automjeteve të PK-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments