Varianti Delta Plus i COVID-19 ka arritur në Kosovë. Nga 70 mostra të testuara në Gjermani për këtë variant, 12 prej tyre kanë rezultuar pozitive.
Varianti Delta Plus është COVID-19 i ri, B.1.617.2, i cili është shfaqur për herë të parë në Indi dhe ky variant Delta po përhapet me të madhe në vendet e tjera.
Por, cilat janë simptomat e variantit Delta Plus?
Simptomat e variantit Delta Plus, për të cilat ne do t’ju ofrojmë informacion dhe simptomat për të cilat duhet të jeni në dijeni sepse nëse keni informacion atëherë mund të zbuloni lehtësisht nëse jeni infektuar me Delta Plus ose jo.
Ky variant ka simptoma si skuqja e lëkurës, ndryshim në ngjyrën e gishtërinjve, dhimbje e fytit, gulçim, humbje të nuhatjes dhe shijes, diarre, dhimbje koke ose rrjedhje hundësh.
Nëse keni ndonjërën nga këto simtoma, atëherë sa më shpejt duhet të konsultoni mjekun.
Arsyeja e përhapjes së këtij virusi është një infeksion sepse ky virus përhapet në mënyrën e njëjtë si variantet e tjera të COVID-19 por me një shpejtësi më të madhe, kështu që edhe kujdesi duhet të jetë i shtuar.
Masat parandaluese ndaj këtij varianti janë ato të njëjtat si ndaj varianteve të tjera të COVID-19.
- Mos dilni nga shtëpia pa punë thelbësore
- Mbani distancë prej 1.5 metra gjatë takimeve me njerëz
- Përdorni dezinfektues kur takoheni me njerëz
- Dezinfektoni gjërat ose sendet e përdorura në shtëpi
- Lani duart me sapun për 20 sekonda disa herë gjatë ditës
- Nëse dilni nga shtëpia, përdorni maskë të dyfishtë
Varianti Delta Plus është i rrezikshëm edhe për të rinjtë dhe fëmijët.