Kështu, sipas mediave të huaja, njerëzit u panë në baret dhe dyqanet që u hapën në mesnatën e së hënës posaçërisht për këtë rast.

Ndërkohë shumë të tjerë kanë shijuar ribashkimet dhe vizitat e parashikuara në shtëpitë e të afërmve dhe miqve.

Ndryshe, rregullat e vendosura për shkak të Covid-19 kishin ndaluar vizitat në familje dhe udhëtimin përtej një zone 5 km (3.1 milje), duke ndarë shumë familje.

Por shumica e kufizimeve tani janë lehtësuar për njerëzit plotësisht të vaksinuar.

Njerëzit tani mund të ndajnë tavolinat së bashku në kafenetë dhe restorantet e rihapura, dhe të vizitojnë palestrat, bibliotekat dhe pishinat.

Në anën tjetër, kishte radhë të gjata tek berberët dhe sallonet e thonjve të hënën.

Bllokimi i Sidneit filloi në fund të qershorit pasi filloi një shpërthim i variantit Delta, duke çuar në mbi 50,000 infeksione dhe 439 vdekje deri më tani.

Ai u përhap në Melburn dhe Canberra, duke i shtyrë ato të hyjnë në bllokim, si dhe në Zelandën e Re.

Canberra do të dalë nga bllokimi të premten, ndërsa Melbourne parashikohet të rihapet në fund të tetorit.