Kandidatja e LDK’së për kryetare të Ferizajt, Sibel Halimi përmes një shkrimi në Facebook pas humbjes në zgjedhje ka thënë se politika vazhdon të jetë ende sfidë për gratë.
Ajo është shprehur e lumtur që fushata dhe dita e zgjedhjeve ka shkuar mirë, derisa kryetarit Agim Aliu i ka kërkuar përkushtim më të madh te nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt.
“Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar”, ka shkruar ajo.
Shkrimi i saj i plotë:
Jashtëzakonisht e lumtur që e gjithë fushata dhe dita e zgjedhjeve shkoi ashtu siç e meriton Ferizaj!
Unë do të vazhdojë të jap kontributin tim kudo që jam gjithmonë në të mirë të vlerave njerëzore e fuqizimit të grave, pavarësisht epilogut përfundimtar. Kemi shumë për të bërë së bashku!
Politika ende vazhdon të jetë sfidë për gratë, por vetëm duke u sfiduar, ia dalim, sepse Ferizaj e Kosova meriton të jetë një vend modern dhe i emancipuar.
Falënderojë të gjithë aktivistët e veprimtarët që më qëndruan pranë përgjatë gjithë këtyre muajve! Ndërsa, fituesit përkushtim më të madhë tek nevojat elementare të qytetarëve të Ferizajt!