Sipas saj, partia në pushtet do të duhej tani ta kishte një program të qartë të ideve të bashkëpunimit.
“Në këtë stad të zhvillimit në të cilën gjendet Kosova dhe Shqipëria, bashkëpunimi do të duhej të zhvillohet në nivel projektesh inovative që rigjenerojnë ide emancipuese e progresive për dy vendet. Përpjekja që domosdoshmërish të krijohen formacione të tipit të partive politike në Shqipëri nga Kosova, sidomos nga partia e cila ka fituar në mënyrë absolute nga zgjedhjet e fundit, shpërfaq deficit të ideve të qeverisjes së mirë”, theksoi Halimi.
Ajo ka thënë se veprime të tilla, madje mund të bëhen pengesë në bashkëpunimin eventual në mes të dy vendeve pas përfundimit të fushatës elektorale, cilado parti që del fituese në Shqipëri.
“Në të kundërtën, partia në pushtet do të duhej tani ta kishte një program të qartë të ideve të bashkëpunimit me specifikimin e prioriteteve për fushat relevante si shëndetësia, arsimi e kultura”, ka shkruar Halimi.