Problemi me djathërat është se prishen shpejt. Mbajtja e tyre në një qese plastike do t’ju ndihmojë t’i mbani djathërat të freskët, por ajo nuk janë zgjidhja më e mirë për ruajtjen e këtyre produkteve të qumështit.
Në fakt, duhet të zgjidhni mënyrën e ruajtjes sipas llojit të djathit. Nëse blini djathëra të fortë dhe të vjetër, është mirë që fillimisht t’i mbështillni me letër për pjekje dhe më pas t’i vendosni në një qese plastike, transmeton Telegrafi.
Nga ana tjetër, djathi blu dhe djathi gjysmë i fortë mund të futen direkt në një qese plastike (qese për ngrirje të ushqimeve ose çdo qese tjetër e pastër). Mirëpo, djathi i ri duhet të ruhet në një enë plastike me kapak. Djathin e freskët duhet ta ruani në paketimin e tij origjinal dhe ta ndërroni ujin çdo disa ditë.
Gjithashtu, sigurohuni që të ruani djathërat në frigorifer, në raftin ku ruani perimet. Arsyeja pse duhet t’i ruani aty është se temperatura në atë vend është e ftohtë dhe e qëndrueshme, pa shumë ndryshime dhe kjo është ideale për ushqime si djathi.
Sa herë që përdorni djathin, merrni një copë të re letre pjekjeje dhe një qese plastike, në mënyrë që të ruani freskinë e djathit. Nëse flasim për jetëgjatësinë e djathërave, kjo varet edhe nga lloji, por gjëja më e rëndësishme që duhet mbajtur mend është se sa më i fortë të jetë djathi, aq më i gjatë do të jetë afati i tij.
Për të mbrojtur djathin nga myku, lyejeni me pak vaj ulliri ose vegjetal dhe më pas vendoseni në një enë plastike me kapak. Vajin mund ta fshini gjithmonë me një peshqir letre, gjithashtu mund ta lani djathin në ujë të ngrohtë dhe të shijoni shijen e tij.