Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Jeta Statovci, ka njoftuar se ka rënë konsumi i energjisë në veri prej kur ka nis faturimi i saj.
Ajo ka thënë se “pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës, është arritur fundi i epokës së keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis, në veri të vendit”.
“Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit” ka thënë ajo teksa ka publikuar të dhënat.
Ky është njoftimi i plotë i saj:
𝐒𝐢 𝐫𝐚 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐢 𝐢 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬ë 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞 𝐧ë 𝐯𝐞𝐫𝐢, 𝐦𝐞𝐧𝐣ë𝐡𝐞𝐫ë 𝐩𝐚𝐬 𝐦𝐚𝐫𝐫ë𝐯𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐬 𝐩ë𝐫 𝐟𝐚𝐭𝐮𝐫𝐢𝐦 𝐧ë 𝟒 𝐤𝐨𝐦𝐮𝐧𝐚𝐭 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐨𝐫𝐞 𝐩𝐚𝐬 𝟐𝟒 𝐯𝐢𝐭𝐞.
Pas një angazhimi dhe përkushtimi të madh të institucioneve të Kosovës, është arritur fundi i epokës të keqpërdorimit të energjisë elektrike gratis në veri të vendit.
Në grafikonin e mëposhtëm mund të shohim uljen e konsumit në momentin e fillimit te faturimit, pra janar 2024, krahasuar me periudhën paraprake.
Stabiliteti energjetik është krucial për zhvillim ekonomik, prurje të investitorëve seriozë dhe sidomos sektorin e prodhimit.