Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeKosovaSi ka vendosur Shpejtim Bulliqi ta kursejë rrymën në Podujevë

Si ka vendosur Shpejtim Bulliqi ta kursejë rrymën në Podujevë

Komuna e Podujevës ka marrë vendim që për një kohë të pacaktuar të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare.

Përmes një njoftimi në Facebook, kjo komunë ka bërë të ditur se vendimi të jetë në fuqi deri në përmirësim të situatës me energji elektrike në Kosovë.

“Duke qenë të vetëdijshëm për krizën energjetike në të cilën ndodhet vendi me reduktimet e shpeshta të energjisë elektrike dhe shpalljes së gjendjes emergjente të energjisë elektrike nga ana e Qeverisë së Kosovës, kam marrë vendim që për një kohë të pacaktuar (deri në përmirësim të situatës) të ndalet ndriçimi publik jashtë zonës urbane të komunës, me qëllim të kursimit të energjisë elektrike për ekonomitë familjare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, vendi po përballet me reduktime që nga fundi i dhjetorit për shkak të krizës me energji elektrike.

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments