Sunday, November 24, 2024
HomeShëndetësiSi ia del zemra juaj të pompojë gjakun edhe përkundër veprimit të...

Si ia del zemra juaj të pompojë gjakun edhe përkundër veprimit të forcës së gravitetit?

Zemra vetvetiu nuk është mjaftueshëm e fortë aq sa “ta dërgojë” gjakun në venat e këmbëve tuaja dhe ta kthejë atë përsëri tek vetja. Trupi i njeriut gjen mbështetje në një sistem të dytë për ta përfunduar me sukses këtë detyrë. Ky sistem përfshin valvula të vogla në të gjitha venat dhe kontraksione (shtrëngime) muskulore nga muskujt tuaj të skeletit kur ju ecni dhe lëvizni.

Valvulat mbyllen kur gjaku fillon të rrjedhë në një drejtim, kështu që gjaku në vena mund të rrjedhë vetëm në drejtimin e transportimit të gjakut përsëri në zemër, që është në drejtim të kundërt me forcën e gravitetit. Kur shtrëngoni muskujt e këmbëve për të ecur, qëndruar, goditur dhe lëvizur, muskujt “shtrydhin venat” dhe detyrojnë gjakun të lëvizë.

Pra, është një kombinim i presionit të gjakut nga veprimi i pompimit të zemrës, valvulave dhe lëvizjes së muskujve që e çojnë gjakun në këmbë edhe përkundër gravitetit. Nëse valvulat nuk funksionojnë siç duhet, atëherë gjaku bie përsëri në një farë mase pas çdo tkurrje të muskujve dhe fillon të grumbullohet në vena. Kjo bën që venat të fryhen me gjak, gjë që mund të jetë e dhimbshme dhe e shëmtuar, e si rezultat krijohen venat variçe.

Në librin Venat variçe dhe çrregullime tjera nga David J. Tibbs citohet:

Graviteti është një forcë e pranishme kudo, kundër së cilës sistemi venoz i gjymtyrës është i projektuar për të vepruar. Nëse valvulat dështojnë, është pikërisht graviteti ai që bën që gjaku që ka mbetur lartë – të bjerë poshtë përsëri. Kjo ka efekte të ndryshme: në venat sipërfaqësore mund të shkaktojë tortuozitet të dukshëm (venat me variçe) por, shumë më e dëmshme se kaq, është ajo që si rezultat i rrjedhjes së gjakut nëpërmjet venave sipërfaqësore ose të thella mund të vie deri te krijimi i shpejtë i një “kolone të gjakut” që lëviz  pandërprerë nga zemra në kyçin e këmbës, ku presioni i gjakut gjatë këtij rrjedhimi është shumë i lartë.

Kështu, sipas këtij argumenti të thjeshtë, i bie që sa më shumë që punojnë muskujt, aq më energjik është kthimi masiv i gjakut të gjeneruar nga kjo veprimtari e zemrës.

Thënë thjesht, nëse doni që të keni qarkullim të pandërprerë të gjakut dhe një sistem kardiovaskular të shëndetshëm, vini trupin tuaj në lëvizje duke ecur sa më shpesh, dhe pse jo edhe të merreni me aktivitete fizike që i vënë në funksion muskujt e këmbëve tuaja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments