Tuesday, November 26, 2024
HomeLajmeKosovaSi është gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Prizren, flasin nga...

Si është gjendja e të lënduarve nga shpërthimi në Prizren, flasin nga QKUK

Pesë nga dhjetë pacientët e lënduar në treguan e kafshëve në Prizren nga shpërthimi i një granate dore, janë sjellë në QKUK. Njëri nga pacientët ka pasur nevojë për intervenim në Kirurgjinë torakale, si pasojë e lëndimeve te marra. Ndërkaq, gjendja e tyre është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

Dy nga pacientët kanë pësuar lëndime në pjesën e qafës dhe në pjesët trupore të sipërme dhe të poshtme. Ndërsa, dy të tjera kanë pësuar lëndime në pjesën e kraharorëve dhe ekstremiteteve.

Kështu thotë, mjeku kujdestar në QKUK, Avdush Bajgora i cili tha se pritet që edhe njërin nga pacientët ta dërgojnë në Kirurgjinë Torakale, ndërsa të tjerët do t’i lirojnë.

“Bëhet fjalë për pesë pacientë të lënduar nga një mjet plasës, me ç’rast kanë pësuar lëndime, dy nga ta në regjionin e qafës, dhe në ekstremitetet e sipërme dhe të poshtme, dy të tjerë kanë pësuar lëndime në regjionin e toraksit dhe në regjionin e ekstremiteteve. Gjendja e tyre e përgjithshme duke u bazuar në parametrat vital është stabile. Te njërit pacientë i është vendosur dreni torakal,  momentalisht është duke u trajtuar në Kirurgjinë Torakale, ndërsa pacienti tjetër tani do të vendoset në Kirurgjinë Torakale, dhe pacientëve tjerë janë më të lehtë dhe sipas të gjitha gjasave do t’i lirojmë në shtëpi pas ekzaminimeve shtesë”, tha Bajgora.

Ai tha se mosha e pacientëve është kryesisht e re dhe se të gjithë i takojnë gjinisë mashkullore.

Sipas Policisë, në mëngjesin e sotëm, nëntë persona janë lënduar si pasojë e një shpërthimi të një granate dore në tregun e kafshëve në Prizren. /KP/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments