Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiq, ka folur në një intervistë për “Tanjug” sa i përket zgjidhjes së problemit në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Siç shkruan “Politika”, Daçiq ka dhënë një detaj nga “biseda” që ka pasur me ministren e Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock.
Siç pretendon Daçiq, Baerbock e ka pyetur se “si e keni mashtruar” Hashim Thaçin për ta nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit, meqë Baerobock, siç pretendon Daçiq, ka thënë se “asnjë kryeministër shqiptar nuk do ta zbatojë atë marrëveshje”.
Daçiq ka thënë se pret ndalje të dialogut të Brukselit për shkak të zgjedhjeve të marsit në BE./