New York Times ka cituar burime të inteligjencës amerikane duke konfirmuar se SHBA ka ndarë informacione për ushtrinë ukrainase për vendndodhjen e gjeneralëve rusë.
Pas informacionave të dhëna, ushtria ukrainase ishte në gjendje të sulmonin postet e komandës me artileri. Ushtria ukrainase pretendon se ka vrarë 12 gjeneralë rusë përmes sulmeve të armatosura që nga fillimi i luftës së agresionit të Rusisë në shkurt, shkruan Indeksonline.
SHBA u dha ukrainasve informacione për lëvizjet e shtabeve ruse dhe ushtria ukrainase e plotësoi këtë me rezultate konkrete.
Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby në përgjithësi konfirmoi se Shtetet e Bashkuara po i jepnin Ukrainës informacionin “që ajo duhet të mbrohet”. Megjithatë, askush nuk komenton detajet.
Moska nuk ka komentuar mbi humbjen e pretenduar të gjeneralëve . Vdekja e këtyre oficerëve të lartë konsiderohet e pazakontë. Sidoqoftë, me vështirësitë e përparimit rus në javët e para të luftës, shumë gjeneralë duhej të shkonin vetë në front dhe në këtë mënyrë u ekspozuan ndaj rrezikut të goditjes