Tuesday, November 26, 2024
HomeBotaShuhet zjarri në centralin bërthamor në Ukrainë, s’ka viktima

Shuhet zjarri në centralin bërthamor në Ukrainë, s’ka viktima

Një zjarr shpërtheu në një termocentral bërthamor në Ukrainë pas bombardimeve nga forcat ruse. Autoritetet ukrainase bëjnë të ditur se zjarri tani është shuar dhe se s’ka viktima.

Autoritetet ukrainase thanë rreth orës 2:30 të mëngjesit të së premtes me orën lokale një zjarr kishte shpërthyer në termocentralin bërthamor të Zaporizhzhia, që ndodhet në Enerhodar, në juglindje të Ukrainës. Centrali është më i madhi i këtij lloji në Ukrainë dhe përmban gjashtë nga 15 reaktorët e energjisë bërthamore të vendit, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA).

Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës tha se zjarri në ndërtesën e trajnimit të uzinës u shua në orën 6:20 të mëngjesit dhe nuk u raportua për vdekje apo lëndime. Që atëherë, luftimet janë ndalur në zonë.

Në një postim në Facebook presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky akuzoi Rusinë për goditje të qëllimshme në termocentralin bërthamor dhe u kërkoi udhëheqësve evropianë që të “zgjohen tani” dhe të ndalojnë forcat ruse “përpara se kjo të kthehet në një fatkeqësi bërthamore”.

Është e vështirë të thuhet pasi ka ende shumë që nuk dimë sesa kritike paraqitet situata. Por uzina nuk ka pësuar ndonjë dëm “kritik”, tha zëdhënësi i objektit. Zjarri nuk ka prekur asnjë pajisje “thelbësore” dhe stafi po merr masa për të zbutur çdo dëm, tha IAEA, duke cituar autoritetet ukrainase.

Rregullatorët bërthamorë dhe organet qeveritare në Shtetet e Bashkuara dhe Ukrainë thonë se nivelet e rrezatimit duken normale.

Skenari më i keq do të ishte nëse një zjarr ose sulm do të arrinte te reaktorët, do të prishte sistemin e tyre të ftohjes dhe do të shkaktonte një shkrirje, e cila do të çlironte sasi të mëdha radioaktiviteti./

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments