Monday, November 25, 2024
HomeLajmeShtyhet seanca për Berishën, Prokuroria SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares

Shtyhet seanca për Berishën, Prokuroria SPAK kërkon përjashtimin e gjyqtares

Pasi Prokuroria e Posaçme SPAK kërkoi përjashtimin e gjyqtares Ilirjana Olldashi, me argumentin e konfliktit të interesit me Jamarbër Malltezin, e njëjta kërkesë ka ardhur dhe për Berishën pasi ajo do të jetë gjyqtarja në seancën për shuarje të masës së sigurisë për ish-kryeministrin, seancë e cila u shty në orën 14:00 të premten.

Ilirjana Olldashi zbuti masën e sigurisë për Malltezin nga “Arresti me bug” në “Arrest shtëpie”.

Berisha dhe dhëndri i tij akuzohen nga SPAK në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit sportiv Partizani, pas kallëzimit të bërë në vitin 2020 nga ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Malltezi u arrestua në Rinas më 21 tetor me urdhër të SPAK. Mbi të rëndojnë akuzat për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash”.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë “Detyrim paraqitje” dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi, ortak i Malltezit dhe ndërtues i kompleksit të pallateve.

Ish-kryeministrit i është ndaluar dalja jashtë shtetit dhe mbi të është ngritur akuza e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments