Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që ta shtyjë sërish regjistrimin e popullsisë, .
Në mbledhjen e sotme të kabinetit qeveritar, u vendos që ky proces të realizohet në periudhën prej 5 prill deri më 17 maj 2024.
Shefi i ekzekutivit, Albin Kurti, tha se Agjencia e Statistikave të Kosovës është entitet përgjegjës për regjistrimin e popullsisë dhe gjatë javës së kaluar ka ndryshuar menaxhmentin e ASK-së si një hap përpara për të ngritur efikasitetin e procesit.
Kurti tha më tej se letra informuese që e ka pranuar nga ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së, Avni Kastrati, dëshmon se procesi i regjistrimi të popullsisë nuk është menaxhuar mirë, por kësaj radhe tha se është premtuar se gabimet nga e kaluara nuk do të përsëriten.
“Regjistrimi i popullsisë të shtyhet në periudhën prej 5 prillit deri më 17 maj të vitit 2024 për të zbatuar parimet e EUROSTAT-it….”, tha ai.