Thursday, November 28, 2024
HomeSportShtyhet deri në maj shitja e United, kjo është arsyeja

Shtyhet deri në maj shitja e United, kjo është arsyeja

Çdo blerje e Manchester United duket se do të shtyhet deri në maj pasi që familja Glazer raportohet se nuk dëshirojnë ta shesin atë nën një ofertë gjashtë miliard funte

Sipas informatave që ka The Guardian, ofertat më të mëdha që janë bërë në afatin e fundit të 17 shkurtit janë ato të Sheik Jassim bin Hamad al-Thani dhe Sir Jim Ratcliffe të cilat vlerësohen të jenë diku afër 4.5 miliard funte. Besohet se familja Glazer ende janë të pavendosur për ta bërë një shitje eventuale, marrë parasysh natyrën e pronësisë ku janë gjashtë vëllezër dhe motra dhe qëndrimet e tyre për strategjinë e largimit të tyre.

Pavarësisht kësaj, raportohet që një ofertë e afërt me gjashtë miliard do të ishte mjaftueshme që të kënaq të gjithë Glazers, të cilët mund të pranonin një ofertë që ishte vendosur në mes të ofertave 4.5 miliardë që tashmë janë bërë. Në çdo rast, kjo pavendosmëri ka bërë që mos të këtë ndonjë shitje deri në fund të marsit, me The Guardion që raporton se shitja në fund të sezonit tani është më së e mundshme.

Lajmi i fundit është së ka pasur një mori bllokadash prej që janë lajmëruar ofertat e fundit para dy jave. Interesimi nga rrjeti i fondeve Elliott Management për të investuar – jo për ta marrë atë – pak para një jave ka bërë që largimi i Glazers të jetë në dyshim, një opsion jopopullor për të gjithë ata që janë të lidhur me United e cila gjë u reflektua me të gjithë në United të cilët panë një rënie të madhe të aksioneve të klubit një ditë më pas.

Pavarësisht interesit të fundit për të investuar në klub, ndonjë blerje e klubit është e mundshme, pasi që tani është parë interes nga Sheikh Jassim apo Ratcliffe të cilët mund të ofrojnë 6 miliard funte për Glazers.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments