Friday, November 29, 2024
HomeLajmeShtyhet afati për lirimin e objektit komunal në Mitrovicën e Veriut

Shtyhet afati për lirimin e objektit komunal në Mitrovicën e Veriut

Kryetari i Mitrovicës së Veriut, Erden Atqi, ka njoftuar të premten se ka shtyrë afatin për lirimin e objekti komunal deri në pranimin e raportit nga Inspektorati Komunal.

Në vendimin e nënshkruar nga kryetari thuhet se Inspektorati është i obliguar të faktojë rrethanat dhe arsyet e përdorimit të objektit në fjalë, që mblidhen përmes vizitave në terren dhe komunikimit me të gjitha palët.

“Inspektorati Komunal duhet të sjellë Raportin nga pika 1) e këtij neni brenda afatit kohor prej 15 ditësh, pas pranimit të të cilit e pas vlerësimit të të gjeturave të cilit, ky Vendim ekzekutohet përmes procedurës përmbarimore, nëse palët kanë refuzuar lirimin vullnetar të objektit”, thuhet tutje në vendimin e komunës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments