Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeShtrenjtimi i rrymës, Kurti: Do të subvencionojmë familjet që shpenzojnë deri në...

Shtrenjtimi i rrymës, Kurti: Do të subvencionojmë familjet që shpenzojnë deri në 800 kWh

Kryeministri Albin Kurti ka premtuar subvencionim për familjet për konsum të energjisë deri në 800 kWh në muaj, ndërsa ka shtuar se grupet e cenueshme do të kenë trajtim të veçantë.

Këtë deklaratë, Kurti e ka dhënë gjatë një takimi që e ka pasur me përfaqësuesit e komunave, ku ishin të pranishëm edhe Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe ai i Punës, Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati.

“Mbështetja jonë për qytetarët do të vazhdojë edhe pas vendimit të fundit të Zyrës së Rregullatorit për Energji, ku ndër të tjera do të subvencionojmë familjet për konsum të energjisë deri në 800 kilovatë orë në muaj, kurse grupet e cenueshme siç janë familjet në asistencë sociale do të kenë trajtim të veçantë”, ka deklaruar Kurti.

Ndryshe, tarifat e shtrenjta të energjisë kanë hyrë në fuqi nga 1 prilli dhe janë më të shtrenjta për 15 përqind. Këto tarifa do të jenë të vlefshme deri më 31 mars të vitit 2024.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments