Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaShteti që po e refuzon bazën ushtarake amerikane: Na mjafton një

Shteti që po e refuzon bazën ushtarake amerikane: Na mjafton një

Presidenti i Kirgizisë, Sadyr Japarov, e ka refuzuar idenë për hapjen e një baze ushtarake amerikane në vendin e tij, duke thënë se një veprim i tillë do ta vendoste Kirgizinë në një lojë “macja me miun” në aspektin e raporteve me Uashingtonin e Moskën.

Japarov e bëri këtë koment të shtunën gjatë konferencës vjetore me gazetarë, në të cilën iu përgjigj pyetjeve të medieve shtetërore e private si dhe gazetarëve të lirë.

Duke iu përgjigjur pyetjes për një bazë të mundshme ushtarake në Kirgizi për herë të parë në shtatë vjet, Japarov theksoi se vendi tashmë ka një bazë ushtarake ruse në rajonin Chui.

“Një bazë (e huaj” do të jetë e mjaftueshme për ne. Ne nuk duam të luajmë macja e miu me shtetet me ndikim duke vendosur dy baza në territorin tonë”, tha ai para gazetarëve.

Një bazë ajrore amerikane ishte hapur në aeroportin “Manas” në dhjetor të vitit 2001 me qëllim të përkrahjes së dërgimit të trupave ndërkombëtare në Afganistan dhe operacioneve kundër terrorizmit.

Megjithatë, operacionet amerikane në atë bazë përfunduan në vitin 2014, pasi deputetët e Kirgizisë votuan që hapësira të lirohej nga amerikanët. Ky veprim ishte parë si i qëllimshëm për ta kënaqur Rusinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments