Telekomi serb ka shtrirë dhe përforcuar edhe më shumë rrjetin e tij në Kosovë.
Siç raportojnë mediat lokale të veriut, Telekomi serb tanimë ka marrë të gjithë operatorët kabllorë në viset e banuara me serbë në Kosovë.
Madje kështu konfirmoi edhe menaxheri i përgjithshëm i Telekomit serb, Vladimir Lucic.
“Nga 2,500 përdorues, ne arritëm në 30,000 në dy vjet,” tha ai.
Përveç që Telekomi i Serbisë ka blerë operatorët në veri, ai tani po synon të blejë edhe ata në pjesën qendrore të Kosovës ku jetojnë serbët.
Kjo kompani së pari mori operatorët më të mëdhenj kabllorë në Veri të Kosovës – VGN dhe Impuls, në fund të vitit 2019.
Në fillim të vitit të kaluar, me blerjen e këtyre dy operatorëve, MTS përjashtoi median vendore të pavarur nga Leposavić – RTV Mir nga programi.
Nga institucionet e Kosovës ndërkaq nuk kanë folur ende në lidhje me këtë çështje.