Thursday, November 28, 2024
HomeBotaShteti i parë i BE’së që e ndërpret importin e gazit rus

Shteti i parë i BE’së që e ndërpret importin e gazit rus

Lituania nuk do të importojë më gaz rus për të plotësuar nevojat e saj të brendshme. Kështu ajo është vendi i parë në Evropë që ka siguruar pavarësinë e saj nga furnizimet ruse.

Lajmi u bë i ditur nga ministria lituaneze e Energjisë.

I gjithë gazi natyror për konsum të brendshëm lituanez do të importohet përmes terminalit të importit LNG në portin e Klaipeda.

“Nga ky muaj – jo më gaz rus në Lituani”, shkroi presidenti lituanez, Gitanas Nauseda, në një postim në median sociale Twitter.

Ai shtoi se vendi i tij po prish “lidhjet energjetike me agresorin”.

“Nëse ne mund ta bëjmë atë, edhe pjesa tjetër e Evropës mund ta bëjë këtë”.

Lituania njoftoi më parë se nuk do të lejojë asnjë import rus të LNG-së.

Terminali Klaipeda LNG, i quajtur Independence, u përurua në vitin 2014 për t’i dhënë fund një monopoli rus të furnizimit me gaz, të cilin presidentja e atëhershme Dalia Grybauskaite e quajti një “kërcënim ekzistencial” për vendin.

Megjithatë, Lituania nuk po i jep fund tranzitit të gazit rus në enklavën e Kaliningradit.

Faqja e internetit e rrjetit të gazit të Lituanisë tregoi të shtunën në mbrëmje afërsisht të njëjtën sasi gazi që hynte nga Bjellorusia me atë që eksportohej në Kaliningrad.

Ministria vuri në dukje gjithashtu se largimi nga furnizimet ruse nënkuptonte se vendi ishte i izoluar nga një kërkesë e fundit nga Rusia për të paguar gazin në rubla.

Presidenti rus, Vladimir Putin, po kërkon nga blerësit e huaj të paguajnë për gazin në monedhën ruse nga e premtja, ose do të përballen me ndërprerjen e furnizimit.

Një lëvizje, kjo që kryeqytetet evropiane e kanë refuzuar dhe që Gjermania tha se përbënte “shantazh”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments