Niveli i papunësisë në Bashkimin Evropian në tetor ka shkuar në 7.3 për qind, rreth 1 për qind më pak se sa një vit më parë. Çekia rezulton se e ka vetëm 2.6 për qind nivelin e papunësisë.
Vendi i Bashkimit Evropian që ka nivelin më të lartë të papunësisë rezulton Spanja me 14.5 për qind, e cila pasohet prej Greqisë me 12.9 për qind dhe Italisë me 9.4 për qind.
Sa u takon vendeve me nivelin më të ulët, rekordin e mban Çekia me vetëm 2.6 për qind, ndjekur nga Holanda me 2.9 për qind dhe Polonia me 3.4 për qind.
Të dhënat e publikuara nga Eurostattregojnë se 14.312 milionë persona në BE janë të papunësuar nga këta 12 milionë janë vetëm në zonën euro.
Papunësia tek të rinjtë është në nivelin 15.9 për qind ku në total përllogariten 2.9 milionë të papunë. Ndërsa për gratë dhe vajzat papunësia është në nivelin 7 për qind.