Policia e Kosovës ka njoftuar se një shtetas i Shqipërisë ka vdekur dje në Spitalin e Pejës.
Sipas njoftimit të Policisë, ai është sjellë në gjendje të rënduar në QKMF-në në Deçan dhe më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, ku edhe është konstatuar vdekja e tij.
“Deçan 29.10.2021-18:50. Është raportuar se viktima mashkull shtetas i Shqipërisë, është sjellë me gjendje të rënduar shëndetësore në QKMF Deçan, i njëjti më pas është dërguar në Spitalin e Pejës, nga ekipi mjekësor është konfirmuar vdekja e tij. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.