Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaShtatzëna sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë, detyrohet të shtrihet në bark...

Shtatzëna sulmohet nga qentë endacak në Prishtinë, detyrohet të shtrihet në bark që ta mbrojë foshnjën

Një ngjarje mjaftë e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prishtinë.

Një grua shtatzënë është sulmuar nga qentë endacak, pikërisht në afërsi të ‘Fakultetit Teknik’.

Sipas burimeve të lajmi.net, gruaja shtatzënë në muajin e tetë është sulmuar aq rëndë nga qentë endacak saqë është detyruar të shtrihej në bark në mënyrë që të mbrojë foshnjën.

Për t’i dalë në ndihmë janë afru disa qytetarë të rastit, ndërsa pas këtij sulmi nga qentë e njëjta është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Siç mësohet nëna dhe foshnja janë jashtë rrezikut për jetë, por që e njëjta ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Duhet përkujtuar që problemi me qentë endacak është prezent prej shumë kohësh në çdo qytet të Kosovës, e sidomos në Prishtinë.

Pavarësisht rasteve të shumta të sulmeve ndaj qytetarëve si dhe ankesave, asgjë nuk është ndërmarrë në këtë kuadro që të njëjtëve t’u gjendet një vendstrehim dhe të largohen nga rrugët kryesore.

Pasoja të ngjashme trupore patën edhe shumë qytetarë, të cilëve iu desh kohë e gjatë që të trajtoheshin në spitale.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments