Wednesday, November 27, 2024
HomeLajmeKosovaShtatë të arrestuar në aksionin ‘Brezovica’ – Tre ish-zyrtarë të Ministrisë dhe...

Shtatë të arrestuar në aksionin ‘Brezovica’ – Tre ish-zyrtarë të Ministrisë dhe pronarë të kompanive

Prokuroria Themelore në Ferizaj në bashkëpunim me Policinë e Kosovës sot ka vazhduar aksionin “Brezovica 3 ” ku janë duke u bastisur 12 lokacione të ndryshme në Ferizaj, Prishtinë, Skenderaj dhe Lipjan.  

Siç njofton prokuroria, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, transmeton Sinjali.

“Deri më tani janë arrestuar shtatë (7) persona, tre (3) prej tyre ish- zyrtarë të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe katër (4) pronar të kompanive ndërtimore, të cilët dyshohen për keqpërdorim të detyrës zyrtare, marrje, dhënie të ryshfetit, si dhe ushtrim i ndikimit.

Kujtojmë se më 21 dhjetor 2021, gjatë aksionit “Brezovica” u arrestuan 10 persona, ndër ta edhe ish-kryetari i Shtërpcës, Bratisllav Nikoliq.

Ai po dyshohet se në cilësinë e kryetarit të Shtërpcës ka pranuar ryshfet me qëllim të lëshimit të lejeve ndërtimore në Parkun Kombëtar “Sharri”, në vikend zonën e Brezovicës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments