Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka treguar se në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 317 pacientë me Sars CoV-2, ku 219 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 25 prej tyre janë në gjende më të rënduar shëndetësore dhe 225 janë në asistim të oksigjeno-terapisë.
Vetëm në QKUK janë të shtrirë 151 pacientë.
Raporti i plotë i ShSKUK-së:
319 pacientë në trajtim në klinikat Covid dhe spitalet e përgjithshme Bazuar në raportimet nga klinikat COVID të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe spitaleve të përgjithshme, të shtrirë pë trajtim nga Sars- Cov-2, në nivel të Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës janë 319 pacientë, 219 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 25 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 225 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.Në QKUK janë të shtrirë 151 pacient
11 prej tyre në gjendje të rënduar
103 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë
115 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave
Klinika Infektive, 65 pacientë
Klinika Infektive II ( mjekësia sportive), 14 pacientë
Klinika e Pulmologjisë, 55 pacientë
Mjekimi Intensiv -COVID, 11 pacientë + 1 në Repartin Intensiv në Klinikën Infektive
Klinika e Pediatrisë, 2 pacient
Klinika e Gjinekologjisë, 4 paciente
Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 168 pacientë
14 në gjendje të rënduar
116 të konfirmuar pozitivë
110 me oksigjeno-terapi
Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme
Spitali i Prizrenit, 38 pacientë
Spitali i Gjakovës, 28 pacientë
Spitali i Pejës, 36 pacientë
Spitali i Gjilanit, 28 pacientë
Spitali i Ferizajt, 19 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 9 pacientë