Monday, November 25, 2024
HomeLajmeKosovaShSKUK: 139 pacientë në trajtim spitalor nga Covid-19

ShSKUK: 139 pacientë në trajtim spitalor nga Covid-19

Në Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës, në trajtim spitalor janë 139 pacientë, si pasojë e Covid-19.

Në raportet e klinikave Covid-19 dhe spitaleve të përgjithshme, rezulton se nga 139 pacientët që po marrin trajtim mjekësor, 86 janë më oksigjeno-terapi dhe 10 në gjendje të rënduar shëndetësore, në kujdes intensiv mjekësor.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 28  pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive) 10 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 27 pacientë post-covid-19

Mjekimi Intensiv në Klinikë Infektive,  7 pacientë

Spitali i Prizrenit, 8 pacientë

Spitali i Gjakovës, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 15  pacientë

Spitali i Gjilanit, 9 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 1 pacient

Spitali i Mitrovicës, 10 pacientë

Spitali i Ferizajt, 17 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments