Sunday, November 24, 2024
HomeLajmeKosovaShSKUK: 1,171 në trajtim nga Covid-19, 978 prej tyre në oksigjeno-terapi ndërsa...

ShSKUK: 1,171 në trajtim nga Covid-19, 978 prej tyre në oksigjeno-terapi ndërsa 73 në kujdes intensiv

Bazuar në raportin 24-orësh të klinkave COVID-19 në QKUK dhe spitalet e përgjithshme, në trajtim janë 1171 pacientë, 38 më pak se një ditë më parë.

 

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve, 1,044 të konfirmuar Covid-19 pozitivë, 978 me oksigjeno-terapi dhe 73 në kujdes intensiv mjekësor.

Në QKUK janë të shtrirë 398 pacientë, 391 prej tyre Covid-19 pozitivë, 349 me oksigjeno-terapi.

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 773 pacientë, 653 të konfirmuar me COVID-19 pozitivë dhe 629 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve sipas klinikave COVID-19 dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 104 pacientë

Klinika Infektive II ( Mjekësi Sportive), 109 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno), 63 pacientë

Klinika e Pulmologjisë, 89 pacientë

Mjekimi Intensiv COVID-19, 20 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 10 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Spitali i Prizrenit, 171 pacientë

Spitali i Gjakovës, 106 pacientë

Spitali i Pejës, 212 pacientë

Spitali i Gjilanit, 128 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 29 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 50 pacientë

Spitali i Ferizajt, 77 pacientë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments