Erhan Rrokateli, zanatin e berberit e kryen në lokalin e marrë me qira në jug të Mitrovicës.
Ai me pagesë e ka edhe shtëpinë, në pamundësi për të shfrytëzuar tokën që e ka në veri të qytetit.
Por, ndarja e 11 milionë eurove nga buxheti shtetëror për energjinë e shpenzuar nga banorët e Veriut të Kosovës, po i duke diskriminues.
Njëjtë mendojnë edhe shqiptarë tjerë që janë dëbuar nga veriu e jetojnë në jug me qira.
Megjithatë, Komuna e Mitrovicës Jugore, këtë javë vendosi që banorët e veriut e të cilët jetojnë në pjesën jugore të qytetit, të mbështeten me nga 30 euro në muaj për pagesën e energjisë elektrike.
Por kjo shumë e ndarë nuk është se po ju duket e mjaftueshme atyre që iu dedikohet.