Kombëtarja e Shqipërisë është mposhtur në udhëtim te Kombëtarja e Polonisë.
Polakët triumfuan me rezultat 4 – 1.
Robert Lewandowski pas një asistimi të Glik zhbllokoi rezultatin (12′).
“Kuq e Zinjtë” u rikthyen në ndeshje duke barazuar përmes Sokol Cikalleshit që u asistua nga Gjasula (25′).
Por, në fundin e pjesës së parë, Polonia arriti të rikthente avantazhin përmes Buksas (44′).
Nga një kundëraksion, Lewandowski dribloi nga gjysma e fushës dhe asistoi për Krychowiak, që dyfishoi epërsinë.
Kurse, goditjen përfundimtare skuadrës së Edy Rejas ia dha Linetty në fundin e takimit (89′).
Shqipëria provoi në minutat e mbetur të ndërtojë aksione, por u mungoi goditja finale.
Pas kësaj humbje Shqipëria bie në pozitën e katërt me gjashtë pikë, derisa Polonia ngritët në pozitën e dytë me 7 sosh.