Sekretari Amerikan i Shtetit, Antony Blinken, do të vizitojë Shqipërinë javën e ardhshme. Kjo është konfirmuar nga Departamenti Amerikan i Shtetit.
Vizita në Shqipëri do të bëhet me qëllim të riafrimimit të lidhjeve të ngushta Uashington-Tiranë duke e cilësuar Shqipërinë si partner kyç dhe aleat i fortë në përkrahjen e sovrantietit të Ukrainës. Kjo vizitë në Shqipëri do të ndodh para se Blinken të udhëtojë për në Gjermani ku do të diskutohet për përkrahjen ndaj Ukrainës dhe përpjekjet për paqe në Lindjen e Mesme.
DASH ka konfirmuar se këto vizita të Blinken do të ndodhin nga data 14 deri më 17 shkurt.
“Sekretari i Shtetit Antony J. Blinken do të udhëtojë në Tiranë, Shqipëri dhe Mynih, Gjermani, nga 14-17 shkurt. Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës. Në Mynih, Sekretari Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë së Mynihut si pjesë e delegacionit të SHBA-së të kryesuar nga Zëvendës Presidentja Kamala Harris. Sekretari do të zhvillojë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Sekretari Blinken do të bashkohet gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë për një forum publik mbi multilateralizmin”, thuhet në njoftimin e DASH.