Ministri i Brendshëm, Taulant Balla deklaroi se duke nisur nga java e ardhshme monitorimi i territorit do të kryhet përmes dronëve bayraktar.
“Përveç monitorimin nga ajri në bashkëpunim me Guardia di Finanza, nga java e ardhshme do kemi mundësinë të përdorim dronët bayraktar për një monitorim të territorit me fokus luftën ndaj kanabisit”, tha Balla.
Në prononcimin për media, ministri u ndal dhe te ndryshimet në Kodin Rrugor për të cilin bëri me dije se shkeljet që përfshijnë mjetet e transportit publik që transportojnë fëmijë, duhet të penalitete të tjera shtesë, duke iu referuar këtu shembullit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
“Ka disa iniciativa që janë bërë tashmë. Nga Ministria e Infrastrukturës ka disa propozime të vlefshme për ndryshime në kodin rrugor. Në policinë e shtetit dhe Ministria e Brendshme janë propozuar disa masa në kuadër të paketës së sigurisë në shkolla. Dua ta përsëris dhe shpresoj që kam mbështetjen e prindërve, gjyshërve, komuniteteve, lidhur me disa problematika që duhet të adresohen në kodin rrugor. Një parakalim i rrezikshëm i një mjeti rrugor ndaj një mjeti transporti publik që transporton fëmijë që shkojnë në shkollë, nuk mund të jetë një incident rrugor i cili të trajtohet në mënyrë të barabartë me rastet kur nuk kemi të bëjë me përfshirjen të kësaj ngjarje rrugore të një mjeti që transporton fëmijët në shkollë.
Në SHBA ka një dyfishim të penalitetit kur bëhet fjalë për shkelje që përfshijnë mjetet e transportit publik që çojnë fëmijët në shkollë.
Falë bashkëpunimit me Policinë së Shtetit, Policisë Tiranë dhe një prej shkollave të mesme u bë ndalimi në flagrancë ndalimi i një nxënësi që që drejtonte mjetin e kryente manovra të rrezikshme nën efektin e lëndëve narkotike”, tha Balla.