Sunday, November 24, 2024
HomeSportShqipëria ia sheh sherrin politikës, dënohet nga FIFA

Shqipëria ia sheh sherrin politikës, dënohet nga FIFA

Pas ndëshkimit me 150 mijë franga dhe një ndeshje pa tifozë për shkak të trazirave që shkaktuan tifozët shqiptarë në sfidën kualifikuese ndaj Polonisë, kombëtarja shqiptare ka marrë një tjetër ndëshkim nga FIFA.

Kuqezinjtë janë ndëshkuar nga komisioni i Disiplinës i Organizmit më të lartë të futbollit botëror me një tjetër gjobë për një episod në sfidën e 5 shtatorit ndaj Hungarisë në Elbasan Arena, ndeshje e fituar 1-0 nga kuqezinjtë me një gol pak minuta para fundit të Armando Brojës.

FIFA ka gjobitur FSHF-në me 37 mijë e 500 franga të tjera për shkak se mbi stadiumin Elbasan Arena gjatë kohës që po luhej ka fluturuar një dron i cili po valviste një pankartë me një mesazh të papërshtatshëm për eventet sportive.

Bëhet fjalë për dronin me mesazh politik “ Taulant Balla Elbasani ty të do”, kushtuar drejtuesit politik të qarkut të Elbasanit dhe ish-sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste Taulant Balla.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments