Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeShqipëria hyn thellë në “Ballkan të Hapur”, e dëshmon tabela në kufi

Shqipëria hyn thellë në “Ballkan të Hapur”, e dëshmon tabela në kufi

Në prag të nisjes së takimeve të radhës në kuadër të iniciativës “Open Balkan”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në një video të publikuar në faqen e tij zyrtare, ka treguar se tashmë në pikën kufitare Shqipëri-Maqedoni e Veriut, në Qafë Thanë, është shënjuar edhe traseja e veçantë “Open Balkan”

Rama ka shkruar se kjo nismë ka sjellur përfitime konkrete në kuadër të krijimit të lehtësirave për tregti dhe njohjes së bizneseve të autorizuara.

“Qafë Thanë, rrugës drejt Ohrit – Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO): Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë; Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganës”, ka shkruar Edi Rama në profilin e tij.

 

 

 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments