Thursday, March 6, 2025
HomeLajmeShqipëria bëhet pjesë e programit `Military Erasmus` për kadetët

Shqipëria bëhet pjesë e programit `Military Erasmus` për kadetët

Shqipëria ka hedhur një hap të rëndësishëm në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, duke u bërë pjesë e programit “Military Erasmus”, i cili do t’u mundësojë kadetëve shqiptarë të trajnohen në mbi 10 akademi ushtarake të vendeve të Bashkimit Evropian.

Ky zhvillim u konfirmua gjatë takimeve të ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Pirro Vengu me krerët e strukturave të sigurisë dhe mbrojtjes të BE, në Bruksel.

Fokusi kryesor në këto takime ishte fuqizimi i industrisë ushtarake dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar në këtë sektor.

Gjatë takimit të ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu me Marie – Agnes Strack – Zimmermann, kryetare e Komisionit për Sigurinë dhe Mbrojtjen në Parlamentin Evropian, u vlerësua kontributi i Shqipërisë në fushën e sigurisë në Evropën Juglindore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments