Saturday, November 23, 2024
HomeLajmeShqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, vendoset flamuri në OKB

Shqipëria anëtare e Këshillit të Sigurimit, vendoset flamuri në OKB

Shqipëria nisi në 1 janar mandatin si anëtare në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.  Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga ceremonia e vendosjes së flamurit të vendit tonë.

“Ceremonia e vendosjes së flamurit tonë në OKB. Shqipëria tani anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimarrëse e botës”, shkruan kreu i qeverisë në një postim në rrjetet sociale.

Për herë të parë, 66 vjet pas anëtarësimit në OKB, Shqipëria ulet në tryezën më të lartë për paqen, sigurinë dhe stabilitetin.

Ky këshill përbëhet nga 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme kurse 10 vendet e tjera anëtare janë me një mandat dyvjeçar.

Këshilli i Sigurimit në OKB është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, që ka për detyrë mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments