“Mbi 2 mijë e 100 raste kemi në vit që paraqiten për herë të parë te të rriturit tumoret e lloje të ndryshme. Nga viti në vit rritet numri i pacientëve të cilët mbijetojnë sëmundjen dhe marrin konsulta dhe trajtime”, ka deklaruar ai në TV Dukagjini.
“Ne kemi të rinj ndër moshën 50-vjeçare 40 kur kanë kancer të lokalizimeve të ndryshme dhe kur sëmundja është e avancuar kur edhe mjekimi është më i veçantë më i vështirë dhe sukseset e mjekimit mund të jenë jo ato që ne i dëshirojmë, dhe kjo është shqetësuese”, ka thënë tutje ai.
Ai, gjithashtu, ka shprehur shqetësimin për rastet kur sëmundja është në stadet e avancuara, duke theksuar se mjekimi në këto raste bëhet më i vështirë dhe sukseset e mjekimit nuk janë gjithmonë të garantuara.
Në lidhje me ngarkesën e punës në Klinikën Onkologjike, Kurtishi ka theksuar se klinika trajton mbi 5 ose 6 mijë pacientë brenda një viti.
Fluksi i pacientëve, sipas tij, mund të arrijë deri në 500 në ditë, duke përfshirë shërbimet e kimioterapisë dhe radioterapisë.
“Klinika e Onkologjisë, trajton brenda një viti mbi 5 apo 6 mijë pacientë dhe fluksi ditor i punës është ose numri i pacientëve që e frekuenton klinikën tonë brenda 24 orëve mund të mbërrijë deri në 500 persona, dhe kjo është më shumë sesa emergjenca në QKUK”, ka shtuar ai.
“Ndodh që ne kemi 500 pacientë brenda ditës dhe shumica nga ta janë në shërbimin e kimioterapisë mbi 300 apo 250, dhe rreth 150 i kemi në shërbimin e radioterapisë, ku ata vazhdojnë mjekimet me rrezatim dhe në të njëjtën kohë shërbimet ne repart i cili punon me kapacitet të plotë”, ka deklaruar ai.
Ai ka potencuar se kjo situatë e bën klinikën e tyre të jetë me një volum të madh të punës dhe ka falënderuar përkushtimin e madh të kolegëve të tij në kryerjen e një punë të jashtëzakonshme.