Rastet e dhunës edhe më tej vazhdojnë të jenë pranishme në vendin tonë.
Kështu, mbrëmë në Fushë Kosovës është arrestuar një person pasi që ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.
“Fushë Kosovë 05.05.2021 – 20:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, bën të ditur policia, transmeton IndeksOnline.
Bashkëshorten e tij në Gjilan, e ka sulmuar fizikisht edhe një shtetas serb.
“Gjilan, 05.05.2021 – 21:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull, shtetas i Serbisë, pasi që ditë më për kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, viktimës femër kosovare. Është kontrolluar shtëpia e të dyshuari, ku është gjetur dhe konfiskuar një karikator i armës AK-47. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”.
Dhunë ndaj familjarëve të tij në vazhdimësi, raportohet të ketë ushtruar edhe një mashkull po në komunën e Gjilanit.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Dhunë është ushtruar edhe ndaj një femre në Gjilan, nga babai i bashkëshortit të saj, transmeton IndeksOnline.
“Kllokot, 05.05.2021 – 17:00. Është arrestuar i dyshuar mashkull kosovar pasi që kishte sulmuar fizikisht gruan e djalit të tij, viktimën femër shtetase e Serbisë. Viktima ka pësuar lëndime. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.
Ndërkaq një person nga Zubin Potoku ka sulmuar nënën e tij, derisa kishte qenë nën ndikim të alkoolit.
“Zubin Potok 04.05.2021 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit, ka sulmuar fizikisht nënën e tij viktimën femër kosovare. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari dërgohet në mbajtje”, njofton policia e Kosovës.